25 vjetori ‘EOD’- Peleshi: Mbrojmë dhe garantojmë kudo interesat e Aleancës së NATO-s

Efektivët Asgjësimit të Municioneve të Pashpërthyera  (EOD)  që prej krijimit 25 vjet  vazhdojnë një rol të pazëvendësueshëm jo vetëm në të gjithë territorin e vendit tonë për asgjësimin e municioneve të paplasura por edhe në misionet e tyre në kuadër të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka vlerësuar sot punën dhe angazhimin të kësaj kompanie duke garantuar siguri kudo ku ata veprojnë.

“Që prej krijimit 25 vjet më parë, kompania e Asgjësimit të Municioneve të Pashpërthyera (EOD) ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm jo vetëm në sigurinë e reparteve ushtarake dhe territoreve përreth, por edhe në sigurinë e banorëve dhe veprave civile”, shkruan ministri.

Duke vazhduar më tej, ministri shkruan se, “Prej 7 vitesh efektivët e EOD kontribuojnë në grup-batalionin e NATO-s në Letoni duke bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbrojtur dhe siguruar interesat e Aleancës së NATO-s”.

Në mesazhin në rrjetet sociale Facebook, ministri Peleshi ka përkujtuar dhe dëshmorët që kanë humbur jetën në ushtrimin e detyrës.

“Përulemi me respekt ndaj sakrificës sublime të dëshmorëve major Klodian Tanushi, kapter Agim Mekollari, rreshter Namik Gjolena, tetar Sadik Basha dhe nëntetar Zarife Hasanaj. 25VjetEOD”, përfundon ministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.