25-vjetori i Çlirimit, Rama: Rugova futi vendin në gjeopolitikën globale, pa të s’do kishte Kosovë të lirë
“Ibrahim Rugova ishte një model, burrështetas i paimitueshëm dhe një lider historik që formoi shtetin e Kosovës dhe i la asaj pasurinë e miqve ndërkombëtarë” kështu e cilësoi kryeministri Edi Rama figurën e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 25 vjetorin e Çlirimit të vendit me ndërhyrjen e forcave të NATO-s.
Gjatë konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, Rama vlerësoi lart figurën e presidentit Rugova, ndërsa tha se me urtësinë e tij dhe aftësitë politike arriti ta fustën “provincën e Kosovës nën sundim e ish Jugosllavisë” në gjeopolitikën e botës duke kthyer ndërkombëtarët në miqtë të këtij vendi të vogël.
“Njeriu që ka shënjuar historinë shqiture me një gjurmë të rrallë dhe të domosdoshme, sintezë e pashoqe mes revolucionarit dhe urtësinë e burrështetasit. Rugova, ati i Kosovës së lirë dhe demokratike ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë tonë, një politikan i rrahur me “vajin dhe uthullën” e odës patriarkale, një figurë që sot është shumë e vështirë ta përmbledhës si një të tëra pa i hyrë në hak harmonisë mes pjesëve. Ai ishte më atipiku i politikanëve shqiptarë si i paimitueshëm për mënyrën se si arriti t’i imponojë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm që duket sikur rrinë në vend teksa krijon shtratin e vet. Rugova dërgoi popullin e vetë në një të ardhme që do ishte e mirë, ku në 24 maj të 1992 në zgjedhje ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë dhe pati guximin e gjeniut për faktin se nuk rrezikoi jetën por rrezikoi emrin dhe personalitetin. Ishte një akt donkishotest në sytë e shumëkujt, ku disa e tallën e shumëkush e injoroi kush me zë dhe kush nën zë dhe të tjerë e ndoqën me një lloj keqardhje. Ai i dha popullit të tij një forcë të panjohur dhe të papërdorur forcën këmbëngulëse të ujit që gërryen ujin pa zhurmë pa ngut dhe pa përplasje. Ai u ul si Gandi përballë kohë me një besim të verbër të aleanca me kohën dhe durimi ishte bërë sinonimi i nënshtrimit. E vërteta e dhunës ndaj Kosovës nisi të shqyhet pak e nga pak dhe zëri i ulët i Rugovës filloi të kumbojë nga pusi ku filloi të mbytej armik brutal dhe i pamëshirshëm. Besimi i tij i palëkundur te arsye e kthen Rugovën në një figurë gjysmë luftarake e gjysmë profetike. Gjuha e tij predikonte vetëm durim dhe ai pati një aftësi shumë të rrallë për të lidhur fatin e vendit të tij të panjohur me fatin e botës demokratike, për ta integruar shqetësimin ekzistencial të një province të shtypur të ish Jugosllavisë në një gjeopolitikën globale duke bërë bashkë qëllimin e lartë dhe mjetin e urtësisë duke e kthyer në kapital çdo hap të gabuar të rivalëve dhe armiqve dhe duke i dhënë Kosovës të vetmen pasuri të mundshme, miqtë e saj ndërkombëtar”, tha Rama.
Lidhur me paqen e brishtë që ekziston në rajonin e Ballkanit dhe sidomos mes Serbisë dhe Kosovës, Rama tha se tashmë vendet duhet të ndërtojnë urat e bashkëpunimit dhe se mësimet e Rugovës duhet të aplikohen nga politikanët sot, që të mos rrezikojnë t’i kthen pas rrugës së luftërave por të sigurojnë paqen dhe bashkëpunimin.
“Pa Rugovën nuk do kishte pasur kurrë Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Të ndërtojmë urat e bashkëpunimit dhe ëndrra për t’i patur të gjitha menjëherë shpesh shndërrohen në makthin e humbjes për breza të tërë. Në këtë pikë mësimi i Rugovës është i jashtëzakonshëm. Është mësimi i madh për të gjithë ne sepse na kujton që sado të mëdhenj dhe të mbështetur të jemi nga njerëzit tanë, mbetemi një popull i vogël në dy shtete të vegjël. Sot popujt e Ballkanin kanë një shans historik që të çojnë përpara një projekt dialogu dhe orientimi ndaj të ardhmes dhe në këtë pikë Kosova është një gurë i rëndë në vend të vetë dhe askush nuk mund ta luaj nga vendi, por edhe duhet të zë vend mes të gjithë gurëve të bashkësisë ndërkombëtare duke formësuar tërësisht identitetin ndërkombëtarë. Ose të hyjnë në rrugën që të çon pas dhe dihet se çfarë pasojash ka kjo në këtë zonë të Evropës dhe Rugova ishte i vetëdijshëm që ta shmangte kthimin pas”, tha Rama.