25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Hovenier: Presidenti Rugova ishte lider vizionar dhe frymëzim për mua
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Xhefri (Jeffrey) Hovenier ka kujtuar takimin e tij të parë me presidentin Ibrahim Rugova. Ambasadori kujtoi takimin të mbajtur në Rambuje, ku tha se Rugova i kishte dhënë një grurë nga koleksioni i tij, ndërsa shtoi se e mori vesh më vonë që këto gurë nuk i jepeshin kujtdo por miqve të vërtetë dhe strategjik të Kosovës.
Gjatë Konferencën Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ku diskutimet janë fokusuar në temën “Rugova dhe Perëndimi”, ambasadori Hovenier e cilësoi Rugovën si një lider me vizion dhe parime.
“Presidenti Rugova ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Kur u takova me Rugovën në Rambuje, isha një diplomat i ri, ai më dha një gurë. Sot në zyrën time në Ambasadën Amerikane kam një gur të vogël në tryezën ku zhvilloj takimet dhe kristali qëndron aty.
Ky vend është udhëhequr nga një lider me parime me vizion dhe kama pasur nderin ta njoh dhe ta shoh në veprim”, tha Hovenier.