Categories: LajmeRajoni

25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Kryeministri Rama dhe Toni Bler priten nga Presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama dhe Ish-kryeministri britanik Toni Bler (Tony Blair) kanë mbërritur në Prishtinë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

Kryeministri Rama dhe ish-Kryeministri Italian Massimo D’Alema, janë pritur nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me të cilën po zhvillojnë takim.

Presidentja Osmani, teksa ka publikuar ën rrjetin social Facebook foto nga pritja e Kryeministrit Rama, shkruan se “Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë”.

Më pas, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema.

Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

Ish-kryeministri Toni Bleir i cili mbërriti pak më parë në Prishtinë, u prit nga presidentja Osmani.

 Bler, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, do t’u adresohet me një fjalim deputetëve të Kosovës nga ora 10:00.

Më pas rreth orës 12.30, Bler do të pritet nga kryetari i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama. Gjatë këtij takimi në objektin e ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ish-kryeministri britanik do të nderohet me dy çmime, Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit.

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Çelet kompleksi rinor ” Syri i Sheganit ” në Malësi të Madhe

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se është inauguruar…

2 hours ago

Berisha-Ramës: Do përgjigjesh që me le në arrest shtëpie. Krijo qeverinë teknike

Pak pasi GJKKO-ja i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali…

2 hours ago

Ekspozita kombëtare “Salloni i vjeshtës”, edicioni i 18-të kishte temën “Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit”

Rreth 80 artistë pjesëmarrës i dhanë jetë edicionit të 18-të të ekspozitës kombëtare “Salloni i…

3 hours ago

Beci inspekton punimet në Zdrale – Kryebashkiaku kërkon cilësi maksimale në zbatimin e projektit

Kryetari i Bashkisë ka inspektuar sot kantierin e punimeve në zonën e Zdrales, e cila…

3 hours ago

Ndihmë për fermat e vogla – Djaloshi: Fokusi gratë në zonat rurale

Mbështetja e fermave të vogla, me fokus ato që drejtohen nga gratë, ishte qëllimi i…

3 hours ago

Vllaznia U- 21 fiton ndaj Teutës – Goli i fitores u realizua nga mesfushori Maliqi

Me rezultatin minimal 1-0 është mbyllur takimi i Vllaznisë U21 ndaj Teutës së Durrësit.  Ndeshja,…

3 hours ago

This website uses cookies.