Categories: LajmeRajoni

25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Osmani: NATO shembi muret e tiranisë së Millosheviçit dhe solli lirinë

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar një seancë solemne në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të vendit, ku nisi me një minutë heshtje për të rënët që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani e konsideroi këtë ditë jo thjeshtë një fitore ushtarake, por një ditë kur e gjithë bota demokratike “foli në gjuhën universale të lirisë”.

Osmani tha se çlirimi i Kosovës ishte triumf i drejtësisë ndaj shtypjes së tiranisë. Duke nderuar ushtarët e NATO-s dhe të UÇK-së, presidentja Osmani tha se këto dëshmorë na kujtojnë se liria nuk ishte dhuratë por paguam një çmim të madh.

“Hyrja e NATO-s në Kosovë ishte një fuqi e solidariteti ndërkombëtarë për të drejtën e një populli për të qenë i lirë. Çlirimi i Kosovës nuk ishte thjeshtë një fitore ushtarake, por triumf i shpirtit njerëzor mbi tiraninë dhe i drejtësisë mbi shtypjen. Kur KFOR-i shkeli në Kosovën e përgjakur dhe të dërrmuar, ku britmat dhe lotët u kthyen në përqafime për ushtarët e NATO-s.

NATO ishte dritë shprese, një shans për drejtësi dhe liri. Spastrimi etnik nuk mund të shpërfillej më nga ndërgjegjja ndërkombëtare dhe muret e tiranisë u shemben për krijimin e një Kosove të lirë, të pavarur dhe demokratike. Atë ditë të gjithë komunikuam me gjuhën universale të lirisë. Në këtë ditë do ta kujtojmë rezistencën e Ibrahim Rugovës dhe liri dhe pavarësi dhe aleancat e fuqishme që ai ndërtoi dhe ne i gëzojmë edhe sot.

Sot teksa nderojmë ushtarët e NATO-s që kontribuuan për lirinë tonë ,por edhe ushtrinë tonë çlirimtare me bindjen e plotë se lira nuk është dhuratë, por për të u pagua çmimi më i lartë që mund të paguaj një popull”, tha Osmani.

Të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përfaqësuesi i familjes Jashari, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Roberston, ambasadorë dhe personalitete tjera.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

5 hours ago

This website uses cookies.