25-vjetori i çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani pret Bajram Begajn

Me rastin e 25-vjetorit të c çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pritur kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Në ceremoninë shtetërore që po zhvillohet në Kosovë për nder të 25-vjetorit të çlirimit, Begaj është pritur me nderime nga Vjosa Osmani.

Me rastin e këtij 25-vjetori priten aktivitete të shumta. Kështu për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në orën 12:00 bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

“1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes. Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar. 

Ndërkaq, ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka reaguar përmes një postimi në ‘X’ ku shkruan se “sot i jam falënderues 25 viteve në paqe të Kosovës”

Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkruan se “edhe Republika e Kosovës ju falënderon zoti President që e bëtë të mundur këtë paqe”.

25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga Amerika kundër Serbisë,  trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese dhe policore serbo-malazeze.

Kjo është shënuar si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës. 12 qershori do të mbahet mend si një ditë ku Perëndimi dhe Rusia, ishin gati në përplasje me njëra-tjetrën, apo një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’ Por që në fakt shënoi çlirimin e Kosovës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.