Me rastin e 25-vjetorit të c çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pritur kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Në ceremoninë shtetërore që po zhvillohet në Kosovë për nder të 25-vjetorit të çlirimit, Begaj është pritur me nderime nga Vjosa Osmani.
Me rastin e këtij 25-vjetori priten aktivitete të shumta. Kështu për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në orën 12:00 bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
“1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes. Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.
Ndërkaq, ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka reaguar përmes një postimi në ‘X’ ku shkruan se “sot i jam falënderues 25 viteve në paqe të Kosovës”
Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkruan se “edhe Republika e Kosovës ju falënderon zoti President që e bëtë të mundur këtë paqe”.
25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga Amerika kundër Serbisë, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese dhe policore serbo-malazeze.
Kjo është shënuar si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës. 12 qershori do të mbahet mend si një ditë ku Perëndimi dhe Rusia, ishin gati në përplasje me njëra-tjetrën, apo një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’ Por që në fakt shënoi çlirimin e Kosovës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…
Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…
Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…
Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…
"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…
This website uses cookies.