Categories: LajmeRajoni

25-vjetori i masakrës së Lybeniqit, Osmani: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit, ku forcat serbe, 25 vjet më parë, vranë 79 civilë të këtij fshati ka deklaruar se regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij.

Sipas Osmanit, tendenca e regjimit gjenocidal të Serbisë për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as fëmijët.

Osmani thotë më tej se është obligim i institucioneve të Kosovës që asnjëherë të mos i ndalin përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën.

“25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar. Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, thuhet në njoftimin zyrës për informim të Presidencës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.