Categories: BotaLajme

26 persona humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë në Kinë, dhjetëra të tjerë në spital

Një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë zyre në Kinën veriore, ju morri jetën të paktën 26 personave, raportojnë mediat shtetërore.

Zjarri në ndërtesën katërkatëshe në qytetin Luliang, provincën Shanxi shpërtheu rreth orës 07:00 me orën lokale, të ditës së enjte.

Nga dhjetëra të evakuuar nga ndërtesa e përbashkët e industrisë së qymyrit Yongju, 63 persona u dërguan në spital. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë edhe pse zjarri është nën kontroll, sipas mediave shtetërore.

Një video e postuar në platformën kineze të mediave sociale Weibo nga edicioni shtetëror i Beijing Youth Daily tregoi flakë dhe tym të dendur që dilte nga ndërtesa.

Zjarri shpërtheu në një provincë që është prodhuesi më i madh i qymyrit në vend.

Aksidentet industriale, të cilat mund të rezultojnë në zjarre, ndodhin shpesh në Kinë për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë.

Në Prill, 29 persona vdiqën në një zjarr në spital në kryeqytetin e Pekinit, duke shkaktuar zemërim publik pasi shumë venë në dyshim mungesën e raportimit për incidentin dhe pse të afërmit e pacientëve nuk u informuan më herët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

1 hour ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

1 hour ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

1 hour ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

1 hour ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

1 hour ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

2 hours ago

This website uses cookies.