26 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit
Sot mbushen 26 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.
Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat masive, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.
Protestat studentore të 1 tetorit 1997 të studentëve të Universitetit së Prishtinës shënojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme të lëvizjes studentore në historinë më të re të Kosovës. Këto ngjarje që erdhën si rezultat i dhunës të regjimit serb mbi arsimin shqip janë pasqyruar edhe në shtypin shqiptar të kohës me një saktësi informacioni nga burime të drejtpërdrejta nga organizatorët e Unionit të Pavarur Studentor së Universitetit të Prishtinës. Këto ngjarje, përveç që ishin një zë proteste ndaj diskriminimit të shqiptarëve nga regjimi serb në fushën e arsimit, luajtën edhe një rol të rëndësishëm për faktorizimin ndërkombëtar të çështjes së Kosovës.