FLASH

27 shtator nata finale e “Junior Fest”, finalistët rrëfejnë emocionet

Më 27 shtator do të mbahet nata finale e “Junior Fest”. 4 nga 18 finalistët të cilët do të performojnë në natën finale, kanë qenë të ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri” për të rrëfyer emocionet e tyre për natën magjike e cila do të çojë në Madrid më 18 nëntor, vetëm 1 prej finalistëve.

11-vjeçari Boris Metaj ka rrëfyer se kënga e tij është moderne, ndërsa pasionin për muzikën e ka kultivuar nga mamaja e tij.

Ai u shpreh se kënga shpreh mesazhin e të dhuruarit energji pozitive dhe dashuri.

“Pak emocione dhe shumë prova që të dalim sa më mirë. Unë besoj se do bëhem këngëtar dhe të kem sa më i suksesshëm. Më pëlqen muzika e lehtë dhe pak operistike.

Kënga ime është moderne. Përcjell mesazhin që të gjithë duhet të përqafojmë njëri-tjetrin. Nuk duhet të japim energji të këqija, nuk duhet të japim urrejtje. Gjithmonë të jemi të gëzuar.

Unë e kam të trashëguar pasionin për muzikën nga mami im e cila është soprano”, tha ai.

Për 12-vjeçaren Armina Kajnozi nata finale mbart tepër emocione. Ajo deklaroi se këngën ja ka dedikuar mamasë së saj.

Shumë emocione. Pak frikë, por edhe jam e lumtur. Kam emocione, po nëse dal keq, po nëse gaboj? Nuk është hera e parë që marr pjesë në kompeticione. Kam marrë pjesë në Kosovë, ku kam fituar çmimin “Agim Krajka”, si dhe në kompeticione të tjera.

Këngën ja kam dedikuar mamit, dhe mesazhi është pikërisht ky, që mami është më e mira në botë.

Është këngë e lehtë. Kur isha 8 vjeç shihja video dhe këndoja në shtëpi. Zbuluan që kisha talent dhe ja dola. Vendosa të ndjek pasionin tim”, u shpreh Kajnozi.

Ndërsa 11-vjeçari Gjon Gjipali nuk mbart emocione për natën finale. Ai shprehu bindjen se do të prekë skenën e Madrid, pas fitores së “Junior Fest”.

Kam vetëbesim. Nuk kam emocion. Po pres të shkoj në Madrid. Unë preferoj opera dhe rrok. Kënga imë është rrok, por ka dhe zë operistik. Mesazhi i këngës është që t’i mund t’ia dalësh vetë dhe të kesh vetëbesim.

Kur isha 5 vjeç kam qenë një koncert në shkollë. Më thirrën, shkova këndova. Talentin e zbuluan prindërit e mi. Babai im është tenor, Josif Gjipali”, deklaroi Gjipali.

Për 12-vjeçarjen Kejsi Xheladini është hera e parë që merr pjesë në një kompeticion. Ajo nuk mundi të fshehë emocionet që mbart nata finale, ndërsa shprehet se po e pret me padurim 27 shtatorin.

“Unë kam shumë emocione. Me zor po pres natën që do performoj. Zhaneri i preferuar imi janë këngët e lehta. Kënga me të cilën do konkurroj i përshtatet modernes dhe krijon atmosferë. Mesazhi i këngës: të kërcejmë të gjithë dhe të dëfrehemi. Që e vogël më pëlqente të këndoja. Kjo është hera e parë që marr pjesë në një kompeticion”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.