Lajme

27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kurti: Ushtria e Kosovës u ngjiz me Adem Jasharin, sot e modernizuar

Kosova ka përkujtuar sot 27-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku është zhvilluar edhe ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën që mban emrin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë ceremoni që mbahet me rastin e shënimit të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ushtria e Kosovës u ngjiz me Adem Jasharin ndërsa sot është modernizuar.  

Ushtria e Kosovës që zuri fill më 1989 me grupin e Adem Jasharit në Drenicë u ngjiz me disa pak armë personale dhe pajisje ushtarake por që mbaheshin nga një grup njerëzish por me përkushtim të madh dhe me vullnet të paepur. Gjatë viteve 90 dhe në kohën e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës armët, municionet, uniformat dhe pajisjet e tjera ushtarake kurrë nuk qenë të mjaftueshme dhe të bollshme për luftën e UÇK-së dhe lirinë e Kosovës. Nga çlirimi i atdheut më qershor 1999 e deri më sot e tutje një nga detyrat kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve ka qenë dhe mbetet fuqizimi i ushtrisë së Kosovës. Sot nga që nga viti 1989 kur Adem Jashari me shokë filluan të flasin e të punojnë për një ushtri të Kosovës, kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fortë, më të pajisur dhe më të trajtuar se sa sot”, u shpreh Kurti.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe  presidentja Vjosa Osmani që është edhe komandante supreme e FSK-së, kryeparlamentari Glauk Konjufca e përfaqësues të familjes Jashari në krye më vëllain e Adem Jasharit, Rifatin.

Nga ana e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se janë mbledhur në këtë ditë të shenjtë, në një vend me simbolikë të jashtëzakonshme, në kazermën “Adem Jashari”, aty ku tha se ruhen dhe vazhdojnë të jetojnë vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë.

Ky është vendi ku trashëgimia e Komandantit Legjendar Adem Jashari nuk është thjesht vetëm një kujtim, por frymëzim për brezat e ardhshëm të ushtrisë sonë. Sot kujtojmë me krenari, Komandantin Legjendar, familjen e tij heroike dhe gjithë luftëtarët që i dolën zot atdheut duke paguar lirinë me jetën e tyre”, tha presidentja.

Osmani vuri në dukje se ato tri ditë të marsit 1998 në Prekaz ndodhi një ndër betejat më heroike të historisë s kombit shqiptar ku dëshmorë përveç burrave u bënë edhe fëmijët, gratë e pleqtë.

Sepse Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, por një kështjellë e lirisë, një fortifikatë e pamposhtur e kombit tonë, dhe i tillë mbetet edhe sot. Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës, një monument i gjallë si sakrificës dhe heroizmit të pashoq”, tha Osmani.

Ajo shtoi se në ato ditë marsi 1998, kur flaka mbuloi Prekazin, kur shtëpia e Jasharëve u bë kalaja e lirisë, u flijua një familje, por lindi një epokë e re për Kosovën, epoka më e lavdishme e historisë.

“Liria nuk përmbyllet me betejat tona, sepse ajo kërkon përkushtim të përditshëm për ta mirëmbajtur,  sakrificë të vazhdueshme për ta mbrojtur shtetin tonë të fortë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë e brezin e ri të Jasharëve”, nënvizoi Osmani.

Osmani u shpreh gjithashtu se FSK-ja si trashëgimtare e UÇK-së, me profesionalizëm, është gjithmonë e atshme t’i dal zot vendit.

FSK-ja e policia janë garanci për sovranitetin tonë, një mburojë për paqe dhe sigurinë e qytetarëve tanë, dhe dëshmi se sakrifica e dëshmorëve nuk ka qenë e kotë”, tha më tej ajo.

Fillimisht u nderuan të dyja himnet, ai i Kosovës dhe himni kombëtar, ndërsa u bënë nderime pranë obeliskut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa ushtarët e Kosovës njëzëri këndonin këngën kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Blerti Delija

Recent Posts

Agjërimi fshehurazi në diktaturë – Historia e imamit Vehbi Dani, nisi agjërimin kur ishte 11 vjeç

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, RTSH sjell historinë e 79-vjeçarit Vehbi Dani i cili…

2 minutes ago

Aksident me të plagosur në Lezhë – Tre automjete, përfshi autobuzin e punonjësve të kampit të Gjadrit, përplasen mes tyre

Një aksident rrugor ndodhi mesditen e së mëkurës në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre. Tre…

4 minutes ago

Slot: PSG-Liverpool, një sfidë mes dy skuadrave të mëdha

"Paris është një nga skuadrat më të forta në Evropë, siç mund ta shihni nga…

59 minutes ago

Flick: Benfica e fortë, Barça duhet të japë gjithçka për të fituar

“Ndeshja zgjat 180 minuta, presim të përballemi me një ekip shumë të mirë, ndër më…

1 hour ago

Bayern, koncepti i Kompany: Qëndroni të uritur ose… shkoni diku tjetër

"Qëndroni të uritur ose shkoni diku tjetër. Është shumë e thjeshtë”. Ky është koncepti kryesor…

1 hour ago

Inter, Inzaghi: Feyenoord ka bërë gjëra të mëdha

Aventura e Interit në Ligën e Kampionëve rinis nga Roterdami. Të mërkurën në orën 18:45,…

1 hour ago

This website uses cookies.