Categories: Lajme

28-29 Nëntor/ Shqiptarët e Amerikës do shpalosin flamurin Kombëtar në mes të New Yorku-ut

Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, për herë në New York, në rrugën që mban emrin e “Ismail Qemali” do të zhvillohet ngritja simbolike e flamurit tonë kombëtar.

Një nga organizatorët e kësaj ceremonie, Agim Kotaj, aktivist i organizatës “Xhamadani” i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, u shpreh se në bashkëpunim me shoqatat e tjera patriotike po organizohet një super aktivitet patriotik.

“Në Staten Island, aty ku është edhe rruga që mban emrin e patriotit tonë “Ismail Qemali” do ngrihet flamuri i jonë Kombëtar, duke improvizuar dhe ceremoninë e filmit “Nëntori i Dytë”, ku dhe aktorët që do jenë të pranishëm do të vishen si Ismail Qemali dhe Isa Boletini”, u shpreh aktivisti Kotaj.

Është shumë domethënëse u shpreh ai, shqiptarët do bëhen bashkë dhe ku pritet të ketë shumë pjesëmarrje.

Kote ndër të tjera tha se,  janë marr gjitha masat që në këtë aktivitet të ketë shqiptarë jo vetëm ata që jetojnë në New York por të ketë pjesëmarrje nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi  dhe Maqedonia e Veriut.

“ Ne me këtë aktivitet kërkojmë të rrisim sa më shumë patriotizmin tek shqiptarët e Amerikës, brezi i ri shqiptaro amerikan që ka lindur këtu të ruajnë kulturën dhe traditën shqiptare, duke mos harruar atë se janë shqiptarë”, tha Kote.

Pra, shtoi ai, brezat që kanë lindur këtu, të dinë se kanë një vend origjinë të tyre, që i lidh ata me vendin prej nga kanë ardhur. Dhe, kështu ata janë duke u integruar jo thjesht si amerikan – por si shqiptaro amerikanë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

12 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

13 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

13 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

13 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

13 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

13 hours ago

This website uses cookies.