Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor, për të pakësuar aksidentet rrugore.
“Ndërsa numri i mjeteve në rrugë rritet, është e rëndësishme të respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të përdoruesve të tjerë. Statistikat e 5-mujorit të parë të vitit 2024 raportojnë një ulje të indeksit të vdekshmërisë në aksidentet rrugore, i cili rezulton në 10.1 të vrarë për çdo 100 aksidente, ose 40% më pak krahasuar me janar-maj 2023”, shprehet ajo.
Sipas zonjës Balluku, gjatë këtij 5-mujori ka 13% më pak viktima krahasuar me janar – maj 2023.
Balluku vuri në dukje se 28% e totalit të aksidenteve janë shkaktuar nga drejtues mjeti të grupmoshës 25-34 vjeç, 8% më pak krahasuar me janar-maj 2018.
“Ndërsa përgëzojmë sjelljen e përmirësuar të drejtuesve të mjeteve, jemi përpara një situate ku sjellja e gabuar e këmbësorit në rrugë ka shkaktuar 16 viktima, 60% më shumë se janar-maj 2023”, tha sëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.