28 iPhone, 10.000 pjesë të trupit e 200 shkrepje në sekond, pozicioni jashtë loje jo më një çështje në Angli

Këtë sezon në Premier League pritet që diskutimet mbi pozicionin jashtë loje të mos kenë më vend.  

Skuadra e ekspertëve, të cilët punojnë për “GeniusIQ”, mendojnë se falë risive që do të futen në punë këtë sezon secili vendim i “VAR”-it do të shkurtohet me rreth 30 sekonda. Pra tifozëve u duhet që të presin 30 sekonda më pak këtë vit për vendimin e dhomës së “VAR”.

Sipas tyre falë teknologjisë së re specialistët e “VAR” do të kenë mundësi që të shikojnë 10.000 mijë pjesë të trupit të secilit lojtar dhe për këtë motiv edhe vendimi do të jetë më i shpejtë dhe nuk do të jetë i kontestueshëm.

“Genius Sports” ka bërë me dije se si fillim do të ketë mundësi që të ngurtësojë 100 shkrepje për sekond edhe pse kapaciteti i plotë është 200.

Ky sistem mund të konsiderohet risi në futboll, por në sporte të tjerë është implementuar prej vitesh. Në NBA amerikan falë kësaj teknologjie janë shuar debatet me arbitrat prej vitit 2018.

Si funksionon:

  • 28 iPhone pozicionohen në stadium në mënyrë për të fotografuar lojtarët në ç’do kënd.
  • Kamerat i lejojnë “GeniusIQ” që të ngurtësojnë deri në 10,000 pozicione të një futbollisti.
  • Inteligjenca Artificiale kthen imazhet në animacion dhe teregon brenda pak sekondash nëse kemi të bëjmë ose jo me pozicion jashtë loje.
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.