28 mijë maturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi
28 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen këtë të hënë (10 qershor) provimit të dytë të Maturës Shtetërore.
Pas testimit të Gjuhës së huaj një javë më parë, sot maturantët do të testohen për njohuritë që kanë marrë në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi.
Testimi do të nis në orën 10: 00 dhe zgjat rrethh 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të paraqiten një orë para, për t’u akomoduar në qendrat e përcaktuara.
70 % e ambienteve në sallat e mëdha monitorohen me kamera.144 qendrat janë ngritur për zhvillimit e këtij procesi.Krahasuar me vitet e kaluara, pas rezultateve të mara është konstatuar se mangësitë më të mëdha të maturantëve kanë qenë në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Edhe këtë vit nuk do të ketë ndryshime për sa i takon pyetjeve të mbyllura dhe atyre me zhvillim, ndërsa esesja do të vijojë të jetë pjesë e testit.
Matura shtetërore do të vijojë me provimin e matematikës që do të zhvillohet më datë 18 për t’u përmbyllur më 24 qershor nga lëndët me zgjedhje.