“28 Nëntori” më i miri / Mësuesit e gjimnazit të Shkodrës shpallen “Ekipi më i mirë i 2023”
Gjimnazi “28 Nëntori” Shkodër ka rrëmbyer këtë vit çmimin si “Ekipi më i mirë 2023” për shkollat e mesme. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj vuri theksin tek rëndësia e të punuarit në grup dhe rezultatet që sot bëjnë krenarë mbarë vendin
Duke vlerësuar punën e çdo mësuesi, Ministrja Ogerta Manastirliu, bëri me dije nisjen e një programi të ri trajnimi për mësuesit me qëllim rritjen e tyre profesionale. Nga ana tjetër, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe digjitalizimit, Ministrja Manastirliu nënvizoi se në fokus të investimeve të MAS do të jetë shtimi i laboratorëve smart në shkolla, me 216 laboratorë gjatë 2024.