28 Nëntori, Shqipëria feston 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Mbahet sot “Parada e Shqiptarëve”

28 Nentori Shqiperia feston 111 vjetorin

28 Nentori Shqiperia feston 111 vjetorin

Shqipëria feston sot 111– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Tirana dhe i gjithë vendi do të jetë në festë të madhe më 28 dhe 29 nëntor, dy data të rëndësishme për Shqipërinë: Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë.

Në këtë datë të shënuar për të gjithë qytetarët, Tirana do të presë këtë të martë  një paradë të madhe, ku shqiptarë nga e gjithë bota do të parakalojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ideja për paradën kuq e zi erdhi nga një grup të rinjsh nga diaspora me qëllim mbledhjen e të gjithë shqiptarëve në një paradë të vetme.

Po ashtu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ftuar shqiptarët që të marrin pjesë në koncertin e madh festiv në sheshin “Skënderbej”, më 28 nëntor ora 20:30.

Veliaj thotë se ky koncert do të bëjë bashkë dhe grupe artistike nga treva të ndryshme të vendit, duke zbuluar kështu dhe disa nga emrat e muzikantëve që do performëojnë.

Pas Paradës së Shqiptarëve, më 28 Nëntor, do të kemi mundësinë të shijojmë së bashku koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët. Disa nga emrat tashmë janë publik. Noizy, Kida, dhe të tjerë dhe besoj që yjet më të mirë të Pop Artit dhe të muzikës së mirë shqiptare do të jenë prezent Sheshi Skënderbej. 20:30 Mos mungoni!”, shkruan Veliaj.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Rama: Gëzuar Përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë

Edhe Kryeministri Edi Rama ka uruar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë.

Hasani: Modeli ynë i bashkëjetesës, burim frymëzimi e krenarie

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë, teksa shprehet se modeli i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e botë.

Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.

Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë”, shkruan Hasani në rrjetin social Facebook.

Balla: Dita jonë e Pavarësisë, bën bashkë çdo shqiptar

Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se kjo ditë bën bashkë çdo shqiptar.

“Mirëmëngjes 28 nëntori, Dita jonë e Pavarësisë, bën bashkë, me mendime e me zemër, çdo shqiptar, çdo arbëresh dhe çdo mik të vërtetë të shqiptarëve. Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

Policia e Shtetit: Rreth 11 000 efektivë kontribuuan për sigurinë e shqiptarëve

Rreth 11 000 efektivë policie me qëllim sigurinë e shqiptarëve dhe vendit, kontribuuan gjatë vitit të 111-të të pavarësisë.

Rreth 11 000 efektivë policie, me një dëshirë dhe një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, kontribuuan në çdo skaj të vendit, gjatë vitit të 111 të pavarësisë.

Për Policinë e Shtetit, ky është një përvjetor jubile, i cili shënjon rezultatet më të mira të arrira, beteja të fituara, miliona turistë që dëshmojnë standardet e sigurisë në Shqipëri, organizatë më solide dhe më të denjë, shkolla të padepërtueshme nga krimi dhe konfirmon ligjin, sundimtar të vetëm.

Nën flamurin e përbashkuar, si dhe nën pesha, përgjegjësi dhe privilegje të shumëfishta, ato të uniformës, të qytetarit, të birit/bijës, të prindit, efektivët e Policisë së Shtetit urojnë 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Punojmë çdo ditë për një dëshirë dhe për një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Gëzuar 28, 29 Nëntorin”, thuhet në video mesazh.

Osmani: 28 Nëntori, dita që kujton çmimin e lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, teksa u shpreh se 28 Nëntori është dita që kujton çmimin e lirisë dhe sakrificat që janë bërë nëpër shekuj që qytetarët sot të jetojnë të lirë.

Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë dhe është moment reflektimi për gjithë atë që kanë bërë heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët kudo që janë, që nga heroi Skënderbeu e deri të Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletine  e deri  tek heronjtë tanë të viteve ’90-ta, në krye  me komandantin legjendar Adem Jashari”, tha Osmani.

Basha: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri

Kreu demokrat Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuqezi, duke e cilësuar si simbolin e shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! 

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Basha në Facebook.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.