3.63 mln shqiptarë, pushime jashtë vendit në 6 muaj

Ndërsa fluksi i tursitëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë është rritur ndjeshëm, numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë vendit ka arritur nivele të larta.
Sipas Instituit të Statistikave janë regjistruar rreth 3.63 milion dalje nga pikat kufitare në territorin e Shqipërisë, 600 mijë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas ekspertëve arsyet e kësaj rritjeje janë shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve në vend, si dhe kërkesa për destinacione të cilat përmbajnë oferta turistike më të mira e favorizuar. Arsye tjetër ka qenë edhe nga zhvlerësismi i monedhës Euro e cila po tregtohet në nivele shumë të ulta kundrejt valutës vendase.
Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë që i referohen 3-mujorit të parë të vitit, tregojnë se shqiptarët kanë shpenzuar për pushime jashtë vendit një total prej 541.3 milionë eurosh. Kjo është një rritje prej 86.75 milionë euro nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Destinacionet kryesore për shqiptarët ngelen Italia, Turqia dhe Greqia.