Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me emrat e 30 kompozitorëve të përzgjedhur për eventin tradicional, i cili mbledh çdo vit artistët më të përkushtuar në krijimin e këngëve për fëmijë.
Në listë bëjnë pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare si: Zef Çoba, Adrian Hila, Frederik Ndoci, Shpëtim Saraçi, por edhe kompozitorë të rinj që synojnë të sjellin risi dhe energji të re në skenën e muzikës për fëmijë.Interesi ka qenë i madh për të marrë pjesë në edicionin e 63-të të festivalit sipas Zogës. Ndonëse nuk janë zyrtarizuar akoma datat e festivalit, mendohet që nata finale të mbahet më 1 qershor dhe pritet të jetë një tjetër edicion i mbushur me ngjyra, kreativitet dhe mesazhe pozitive për fëmijët.
Ky edicion synon të ruajë traditën, por edhe të përqafojë prurjet e reja në muzikën për fëmijë, duke sjellë një spektakël të denjë për publikun e vogël.
Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…
përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…
Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…
Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…
Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…
This website uses cookies.