30 mijë banorë urdhërohen të evakuohen në Australi, shkak zjarret e pakontrollueshme

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në Australi, ku autoritet kanë bërë thirrje për evakuimin e 30 mijë banorëve. Sipas Byrosë së Meteorologjisë të Australisë banorët duket të largohen nga qyteti i Viktorias dhe Australisë jugore tani, pasi në të kundërt do të ishte tepër vonë.
Temperatura e larta, mungesa e reshjeve të shiut dhe era e fortë kanë bërë që zjarri të marrë përmasa katastrofike.

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin prej një jave dhe ende nuk kanë mundur ta vënën nën kontroll për shkak të erës së fortë.
Deri më tani 6 banesa janë shkatërruar nga zjarret, ndërsa autoritetet i tremben faktit se flakët po përparojnë drejt zonave të banuara me densitet të lartë.
Në qytetin e Viktorias është thënë alarmi për evakuim, pasi sipas Byrosë së Meteorologjisë, nëse zjarri shkon atje flakët do të jenë të pakontrollueshme.