30 vite çoban – Daut Rexhepi: E nisa me 25 krerë dele, sot kam 80 krerë

Ky është Daut Rexhepi, 65-vjeç, fermer nga fshati Trush i Shkodrës.

Ishte vetëm 30 vjeç kur nisi punën si çoban me 25 krerë bagëti të imëta e ndërsa sot ka 80 krerë.

Mes vështirësive të shumta,  ai ka vendosur që t’ia dedikojë jetën bagëtive, punë të cilët ai thotë se e dashuron dhe është shumë i kënaqur me prodhimin që nxjerr nga delet.

Fshati Trush është i njohur për bujqësinë dhe blegtorinë, veçanërisht për rritjen e bagëtive si delet, dhitë dhe lopët për prodhimin e qumështit dhe mishit.

Megjithatë, fermerët e kësaj zone përballen me vështirësi të mëdha, një ndër ta është edhe mungesa e infrastrukturës.

Afërsia me qytetin e Shkodrës e ka lehtësuar edhe shkëmbimin e produkteve bujqësore dhe të blegtorisë në tregjet e qytetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.