30 vite krijimtari botuese, Frano Kulli është një ndër studiuesit dhe publicistët më të spikatur të vendit
Me veprimtarinë e tij krijuese dhe botuese, Frano Kulli mbetet padyshim një ndër studiuesit më të spikatur të vendit tonë. Me një kontribut të vyer në fushën e botimeve të veprave të autorëve të traditës, prej 30 vitesh ai ndjen të njëjtin pasion si në ditën e parë, kur e nisi atë.
Të mbash një veprimtari ekonomike të lidhur me librin nuk është një sipërmarrje e lehtë, sidomos në këto vite, kur zhvillimi teknologjik ka ndikuar dukshëm në zbehjen e raportit me lexuesit.
Përveç botimeve të artikujve, të shkrimeve kulturore, të eseve në gazetat dhe revistat , brenda dhe jashtë vendit, studiuesi Frano Kulli, ka botuar edhe librat: “Fjalori i veprës së Fishtës” (Fitues i çmimit kombëtar “At Gjergj Fishta”; “Fishta, rilexim në kohën e lirisë”; “Kohë e përlyeme” (Fitues i çmimit “At Zef Pllumi) dhe “Djerrinave të Kohës”.