30 vite pa infrastrukturë, administratori i Gurit të Zi: Bashkia Shkodër do të ndërhyjë shumë shpejt
Pothuajse të gjitha rrugët e brendshme në fshatrat e Gurit të Zi janë në këtë gjendje. Në këto rrugë nuk është investuar më asnjëherë që pas viteve 90-të. Edhe pse ndodhet vetëm disa minuta larg Shkodrës , zona është lënë në harrese. Administratori i Njësisë së Gurit të Zi, Ismet Haxhija, thotë se shumë shpejt do të ndërhyhet në këtë rrugë nga Bashkia Shkodër e cila, sipas administratorit, i ka hapur dritën jeshile një sërë invesimesh në infratsrukturë.
Guri i Zi është ndër njësitë më popullsinë më të madhe në bashkinë e Shkodrës, ndaj rritja e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimi i kushteve me parametra optimale është domosdoshmëri për këtë njësi.