300 kg kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës, në pranga 2 shqiptarë pas arratisjes nga policia

pranga 2 shqiptare
Policia spanjolle ka pesë persona, midis tyre 2 shqiptarë pasi janë kapur me 300 kilogramë kokainë. Spanjollët dhe shqiptarët u vendosën në pranga pas një ndjekjeje nga policia derisa u ndaluan në parkingun e një supermarketi.
Gjatë ndjekjes, ata janë përplasur me makinat e policisë ndërsa më pas u kapën ku iu sekuestrua edhe droga prej 300 kilogramësh. Sipas mediave spanjolle, me këtë aksion njësia qendrore antidrogë e Policisë Kombëtare ka arritur të godasë kartelin ballkanik.
Policia ra në gjurmë e 5 personave pas marrjes së informacionit për një grup kriminal nga Shqipëria, që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës.
Agjentët zbuluan se të dyshuarit kishin bërë gati sasinë e madhe të kokainës për transportuar me furgon dhe policia i ndoqi deri në Castelló, ku u konfirmuan dyshimet pasi furgoni iu dorëzua blerësve të drogës.
Që nga ai moment, hetuesit vazhduan të monitoronin automjetin, që drejtohej nga dy persona së bashku me një të tretë i cili u hapi rrugën me makinë për të paralajmëruar për kontrolle të mundshme nga policia, shkruajnë mediat spanjolle.
Drejtuesi i furgonit të ngarkuar me drogë përplasi disa automjete policie duke i shkaktuar dëme dhe më pas tentuan t’i arratiseshin policisë pasi pikasën efektivët spanjollë.
Policia është vendosur në ndjekje të tyre duke arritur t’i ndalonin në parkingun e një supermarketi. Më pas policia spanjolle gjeti çelësat e furgonit që njëri prej drejtuesve kishte hedhur gjatë arratisjes. Ata mundën të hapnin mjetin dhe të merrnin kokainën, e cila peshonte 300 kilogramë.