31 mijë pensionistë nevojë për mbështetje sociale, Subashi: 263 të moshuar marrin shërbim në shtëpi

Mijëra pensionistë jetojnë vetëm në Tiranë. 31 mijë prej tyre kanë nevojë për mbështetje sociale dhe kujdes shëndetësor. Në lidhje me këtë temë, të ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, kanë qenë aktivistja Ermira Pirdeni, Anisa Subashi dhe pedagogia Merita Xhumari.

Pirdeni ka deklaruar se pensionistët po përballen me varfëri dhe pabarazi. Sipas saj, pensionistët në Shqipëri janë tepër të vetmuar, dhe problem sipas saj, është mosfunksionimi i komunitetit, mospasja e qendrave ditore dhe rezidenciale.

Pensionistët përballen me varfëri. Janë grup shoqëror kanë punuar dhe kanë mbajtur një peshë të rëndë të punës së asaj kohe dhe nuk janë paguar. Sot e kanë pensionin shumë të varfër. Marr pension më të ulët.

Indeksimi bëhet më i vogël. Po shtohet pabarazia. Ata janë të vetmuar se nuk funksionon komuniteti, nuk kemi struktura, as qëndra ditore, rezidenciale”, tha ajo.

Ndërsa pedagogia Merita Xhumari u shpreh se pika e dobët e sistemit, ëshytë masa e ulët e pensionit lrahasuar me pritshmëritë. Ajo theksoi se ka një hendek  të sistemit të pensionit me sistemin e pagave, duke e bërë shtresën e pensionistëve të ndihet e diskriminuar.

Po ashtu, ajo theksoi se fakti që sistemi i jetës, nuk ecën paralelisht me sistemin e shërbimeve, e bën edhe më të vështirë jetën për këtë grupmoshë.

Si kanë evoluar reformat dhe si qëndrojmë ne përballë tyre. Ka një trend të përbashkët. Por ajo që është pikë e dobët e sistemit tonë, është masa e ulët e pensionit krahasuar me pritshmëritë.

Kemi patur një shtresë të moshuarish dinjitoz dhe ata e dinin se do merrnin 70% të pagës më të mirë që kishin pasur, por kjo shkallë ka zbritur më shumë se 40 %. Një pensionist shpreson të marrë 40% të pagës së vetë që është shumë e ulët krahas rritjes së çmimeve.

Pas gjithë reformave duhet të ishin shoqëruar me një rritje paralele të pensioneve. Ka gjithmonë një varësi të sistemit të pensioneve nga sistemi i pagave.

Në momentin që rriten pagat, pensionistët shpresojnë që t’u rritet pensioni, por në fakt ka pasur vetëm një indeksim të pensioneve që të shkëputet e të krijohet hendek mes sistemit të pagave dhe sistemit të pensioneve. Gjë që e ka bërë këtë shtresë të ndihet disi e diskriminuar. Besoj që pensioni I lidhur me kontributin është një anë e mbështetjes financiare të kësaj kategorie. Por sistemi I shërbimeve që s’ka ecur paralelisht me sistemin e jetës, e ka bërë më të vështirë jetën për këtë grupmoshë.

Nëse u mor një masë për fishat e matjes së diabetit për grupmoshat e larta mbi 65 vjeç. Granë pensioniste dalin 61-62. Nëse për burrat do jetë mosha 65 për gratë të jetë 62 që ato t’i kenë të thjeshta këto shërbime”, u shpreh Xhumari.

Ofrimi i shërbimit në shtëpi, për Subashin, është një nevojë e domosdoshmë për të moshuarit.

Nevoja për të ofruar shërbim në shtëpi për të moshuarit e vetmuar u evidentua gjatë pandemisë. Bashkia e Tiranës ka nisur këtë vit ofrimin e këtij shërbimi përmes një projekti me shoqatën Rayder Albania dhe financim të BE-së.

Sipas Subashit, janë 263 të moshuar të cilët marrin shërbim në shtëpi. Subashi bëri me dije se janë tre grupe shërbimesh, ai social, mjekësor dhe i kujdestarisë.

“Po implementohet nga shkurti projekti, kemi një grup përfituesish 263 të moshuar. Bëhet fjalë për pensionistë të vetmuar, fokusi janë të moshuarit që janë vetëm, ose me fëmijë në emigracion.

Janë të moshuar në gjendje të vështirë ekonomike. Janë tre grupe shërbimesh: shërbimi social, shërbimi mjekësor, dhe shërbimi i kujdestarisë. Ky projekt supozohet të zgjasë 3 vite”, bëri me dije Subashi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

11 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

11 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

11 hours ago

This website uses cookies.