31 vjeçarja rreh të miturin në Pedonale/Vihet nën hetim pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 vjeç

Një 31-vjeçare është vënë nën hetim pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 vjeç, banues në Shkodër.
Momenti kur 31-vjeçarja e identifikuar me inicialet E.Z. dhunon të miturin është publikuar përmes një videoje, në rrjetet sociale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi proçedimi në gjendje të lirë për shtetasen E.Z., 31 vjeçe, banues në fshatin Belaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 vjeç, banues në Shkodër. Video për këtë rast është publikuar në një portal njofton policia.
Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S.(S). Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, pasi nuk u gjet në banesë, gjatë kontrolleve për të verifikuar zbatimin nga ky shtetas, të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.
Gjithashtu policia referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim një 38 vjeçar , banues në fshatin Theth, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 36 vjeçar , banues në fshatin Bleran, pasi nga kontrollet dhe verifikimet në terren, u konstatua se kryenin punime ndërtimi në fshatin Theth, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.