Një 32 vjeçar me banim në fshatin Stajkë të bashkisë Vau i Dejës ka kallëzuar në polici bashkëshorten 31-vjecare. Ky i fundit prentendon se gruaja i ka marrë në mënyrë të padrejtë, vajzën e tyre 9 vjeçe.Menjëherë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi proçedimi në gjendje të lirë për shtetasen në fjalë me iniciale M.P. Gjithashtu nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin një 46 vjeçar banues në fshatin Qerret të Velipojës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa sende personale, në banesën e një 30-vjeçari, në fshatin Reç i Ri.Ndërkohë në Postën e Policisë Velipojë, një 72 vjecare me banim në Shkodër ka kallëzuar, se më datë 11 shkurt 2024, i kanë vjedhur në banesë, disa material.Policia thotë se është dukie u punuar për verifikimin e këtij kallëzimi dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet procedural për këto ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.