33 vite demokraci, 6 sekretarë amerikanë të shtetit – Vizitat dhe mesazhet e tyre në Shqipëri

Që prej rënies së komunizmit, Shqipërinë e kanë vizituar gjashtë Sekretarë Amerikanë të Shtetit, duke dhënë mesazhe të qarta dhe të forta.

33 vite më parë më 22 qershor 1991 në vizitën e shpresës për shqiptarët e sapo dalë nga komunizmi, Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhejms Bekër (o.James Baker) shkeli tokën shqiptare dhe para mijëra e mijëra njerëzve që dolën për ta pritur tha:

“Në emër të Presidentit Bush dhe popullit amerikan, unë jam sot këtu për t’ju thënë: Liria funksionon. Më në fund, ju jeni të lirë të keni mendimet tuaja. Më në fund, ju jeni të lirë të thoni atë që mendoni. Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Liria Jep Rezultat, ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”.

Kjo ishte vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit që vizitoi Shqipërinë pas periudhës së saj të gjatë të izolimit, duke konfirmuar mbështetjen e SHBA për të inkurajuar vendosjen e demokracinë dhe rrëzimin e plotë të komunizmit.

Edhe në 18 shkurt të vitit 2000 ( gati në dekadë më vonë) kur sekretarja Amerikane e Shtetit në atë kohë, Madeleine Albright, mbërriti në Tiranën zyrtare me kryeministër Ilir Metën, mbështeti maksimalisht jo vetëm zhvillimet në Shqipëri, por dhe Kosovën e sapodalë nga lufta me sytë drejt krijimit të një shteti të pavarur.  Në fjalën e saj në parlament, Albright tha: 

Shqipëria nuk duhet ti lejojë vetes të përdoret prej atyre që duan të krijojnë konfliktet në rajon. Përpjekjet për të zgjeruar kufijtë janë ftesë për dhunë, e jo për paqe e stabilitet. Dhe sigurisht që komunitetiu ndërkombëtar nuk duhet të pranojë një Shqipëri të madhe apo Serbi të madhe”

Tre vite më vonë, më 2 maj të vitit 2003, një tjetër Sekretar Amerikan i Shtetit, aso kohe Kolin Pouell (o.Colin Poëell) erdhi në Shqipëri ku në emër të SHBA firmosi Kartën e Partneritetit të Adriatikut A-3 e cila parapriu anëtarësimin e Shqipërisë pak vite më pas në NATO. Në fjalën e tij, Poëell tha qartë se SHBA-të do të bëjnë të pamundurën për të mbështetur popullin e Shqipërisë për të përmbushur pritshmëritë dhe të përfundojnë rrugëtimin e tyre në zemër të Europës.

Ardhja e Hillari Clinton në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më 1 nëntor 2012 shënon vizitën e katërt të një sekretari amerikan të shtetit në Tiranën zyrtare. Vështirë se mund të harrohet mesazhi I hapur dhe i qartë i Hillary Klinton në parlament kur deklaroi:

SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera”.

Më 14 shkurt 2016 sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri (John Kerry), mbërriti në Tiranë ku deklaroi se Reforma në Drejtësi është jetike dhe se shqiptarët duan gjyqtarë e prokurorë që i përmbahen ligjit e jo partisë në pushtet.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, është i gjashti sekretar amerikan i shtetit që viziton Shqipërinë në një hark kohor prej 33 vitesh, vizita këto që tashmë për popullin shqiptarë konsiderohen si ngjarje madhore për mesazhet dhe mbështetjen e fortë të Shteteve të bashkuara të Amerikës. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.