33 vite nga masakra e “2 prillit”/PD e ndarë në homazhet në nderim të 4 Dëshmorëve të Demokracisë

Në 33-vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, 4 dëshmorë e demokracisë u nderuan veçmas nga dy, PD-të, Rithemelimi dhe PD zyrtare të cilët mbërritën në orare të ndryshme në kryerjen e homazheve. Ceremonia nisi në orën 11:00 ku pas vendosjes së kurorave me lule fjalën e morën familjarët e dëshmorëve të demokracisë. Ndërkohë gjatë ceremonisë pati edhe një mesazh nga Kryetari i PD Sali Berisha.
Në fund edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci vendosi kurora me lule në memorialin e katër dëshmorëve të demokracisë.

Si sot 33 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendin, ku mbetën të vrarë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryziu dhe Besnik Ceka gjatë një proteste kundër regjimit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.