33-vjetori i Bashkimit/ Gjermania, ende pa monumentin e Bashkimit

muri berlinit

muri berlinit

“Sot ne festojmë Ditën e Bashkimit të Gjermanisë – 33 vjet më parë Gjermania u ribashkua pas disa dekada ndarje”, shkruhet në platformën zyrtare të Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Por, Berlini ka vite që po përpiqet të ndërtojë një monument për këtë ditë, por entuziazmi i gjermanëve duket se ka kohë që ka rënë.

Monumenti i Lirisë dhe Bashkimit duhej të përurohej në vitin 2019 me rastin e 30 vjetorit të Bashkimit të Gjermanisë. Por kjo nuk ndodhi.

Monumenti i Lirisë dhe Bashkimit nuk do të përfundojë këtë vit. Ne kemi hartuar një plan për zbatimin në vitin 2024 dhe ia kemi komunikuar atë Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Shtetit (BKM) disa kohë më parë”, tha drejtori krijues Sebastian Letz për DW.

Ribashkimi i Gjermanisë më 3 Tetor të vitit 1990 është padyshim një nga ngjarjet historike më të mëdha të shekullit që kaloi. Si e tillë, ajo ishte dhe mbetet tepër e rëndësishme jo vetëm për Gjermaninë, por për mbarë Evropën dhe më gjërë, për gjeneratat e tanishme dhe ato që do të vijnë.

Shembja e Murit të Berlinit 33 vjet më parë, më 9 Nëntor 1989, e në vijim ribashkimi de jure i popullit gjerman të ndarë në dy shtete pas Luftës së Dyte Botërore, shënojne kalimin nga një epokë në një tjetër. Ato simbolizojnë ngadhnjimin e vullnetit suprem popullor mbi interesat meskine të botës së vjetër, fitoren e lirisë mbi robërinë, të demokracisë mbi totalitarizmin, të vlerave njerëzore mbi psikologjinë antihumane, të ekonomisë së tregut të lirë mbi ekonominë e centralizuar. Pikërisht për këto arësye, ato u bënë burim shprese, kurajoje e frymëzimi për ndryshime thelbesore për shumë popuj të shtypur e të izoluar, veçanërisht në diktaturat ish komuniste, përfshire këtu sigurisht edhe Shqipërinë.

Për të rikujtuar pakëz historinë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër sektorë ushtarakë, të kontrolluar nga Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. Si përfundim, më 23 Maj, 1949 sektorët e kontrolluar nga Londra, Parisi dhe Ëashhingtoni, formuan Republikën Federale Gjermane, ndërsa me 7 Tetor, 1949 sektori që kontrollohej nga Bashkimi Sovjetik mori emrin Republika Demokratike Gjermane.  Të dy këto shtete, si pasojë e kësaj ndarjeje, zhvilluan sisteme politike dhe ekonomike krejtësisht të ndryshme nga njëri tjetri.Si pasojë e tensioneve politike në atë kohë në Evropë, si dhe midis bashkëkombasve të dy shteteve gjermane — njëra kapitaliste e tjera komuniste — kishte pak ose pothuaj aspak kontakte midis tyre.

Jeta në Gjermaninë lindore (komuniste) karakterizohej nga shtypjet ndaj kundërshtarëve politikë, ndërkohë që mijëra qytetarë të saj ishin nën shinjestrën e Stasi-t, policisë sekrete famëkeqe gjermano-lindore, që njihej për brutalitetine saj ndaj kundërshtarve të regjimit komunist.  Ishte 4 shtatori i vitit 1989 kur qytetarët e Leipzigut zhvilluan protesta paqësore kundër qeverisë komuniste të Gjermanisë Lindore.  Protestat, të cilat u përhapën dal nga dalë anë e mbanë vendit, kërkonin bërjen e reformave politike dhe hapjen e kufijve. Më në fund, me 9 Nëntor, 1989 pikat e kontrollit midis dy gjermanive u hapën dhe gjermanët u lejuan të udhtonin lirisht nga njëri shtet në tjetrin.  Kjo datë në të vërtetë, shënon edhe shembjen e Murit të Berlinit.  Të gjitha këto ngjarje të vitit 1989 çuan më në fund në nënshkrimin e “Traktatit të Bashkimit” nga udhëheqsit e të dy shteteve gjermane, në Gusht të atij viti duke e bërë kështu Bashkimin e Gjermanisë, në fakt, një akt zyrtar, më 3 Tetor, 1990.  Ditë kjo që festohet çdo vit anë e mban Gjermanisë së bashkuar, por ndryshe nga shumica e vendeve të tjera në raste të tilla, valvitja e flamurve në shtëpiat private, paradat ushtarake ose fishekzjarret, nuk manifestohen aq shumë në Gjermani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.