34-vjetori i PD, Berisha thirrje: Me 23 dhjetor të dalin në mosbindjen civile më të fuqishme

Partia Demokratike ka festuar 34 vjetorin e themelimit me drejtuesit, anëtarët dhe aleatët e saj.

Në fjalën e tij, kryetari demokrat Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në protestën e 23 dhjetorit, duke e konsideruar si “mosbindjen civile më të fuqishme”.

Me datën 23 dhjetor në mosbindjen civile më të fuqishme që është parë ndonjëherë. Të bashkojmë shqiptarët për shtytjen përfundimtare ndaj narkoshtetit dhe themeleve të tij. Të shndërrojmë Tiranën në kryeqytetin e demokracisë, tmerrin e narkokracisë. Është radha jonë t’i japim përgjigjen në zemër këtij regjimi që në 10 vite shpopulloi, grabiti dhe poshtëroi shqiptarët. Faleminderit të gjithëve për këto 34 vite historike. Është radha jonë! Ditëlindjen tonë të 35-të duhet ta festojmë në pushtet, në liri”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.