35 mijë hyrje-dalje në 24 orë, aplikimi i procedurave të përshpejtuara redukton pritjet në Hanin e Hotit
Në pikën kufitare të Hanit të Hotit aktualisht po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Në momentin që fluksi është i shtuar, sportelet aplikojnë procedurat e përshpejtuara me qëllim shmangien e pritjeve. Turistët që hyjnë në vendin tonë janë nga vende të ndryshme, por spikasin ato sllovenë, të cilët thonë se qëllimi i tyre është për të pushuar.
Djali..”Jemi nga Sllovenia, është hera e parë që vijmë në Shqipëri, po bëjmë një tur në disa qytete, mes tyre edhe Shkodrën. Do të qëndrojmë 10 ditë.
Grua.. -Jemi nga Sllovenia është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Do të shkojmë në Sarandë për të qëndruar 5 ditë atje, mendoj se do të jetë bukur”, – shprehen turistët.
Vetëm përgjatë së dielës , në pikën kufitare të Muriqanit dhe Hanit të Hotit kanë hyrë dhe dalë 35 mijë qytetarë, nga të cilët 23 mijë e 420 kanë hyrë dhe rreth 11600 të tjerë kanë dalë nga vendi ynë.