35 vite në shkollën “Kolë Margjini”- Mësuese Elsa kontribuon prej dekadash në fushën e dijes
Prej 35 vitesh, Elsa Bushati është mësuese në shkollën teknike pyjore “Kolë Margjini”.
Mësues Elsa e kujton me nostalgji nisjen e profesionit 35 vjet më parë në këtë insitucion, dhe ndjehet krenare për nxënësit e saj, të cilët tashmë kontribuojnë në drejtimin e pyjeve
Studimet i mbaroi në këtë shkollë, ndërsa për disa vite ishte inxhiniere pyjesh .
Megjithëse ka arritur moshën e penisonit, mësuese Elsa vijon të kontribuojë në shkollën “Kolë Margjini”.
Për arsimtarët e rinj, mësuese Elsa ka një këshillë që ta duan profesionin të respektojnë nxënësit e të jenë gjithnjë bashkëpunues me to.