35 vjet misionare e dijes, mësuese Naile Boriçi Bekteshi ka një mesazh këtë “7 Mars”
Mësuese Naile Boriçi Bekteshi prej 28 vitesh është mësuese në shkollën “Ismail Qemali”, por nuk harron nisjen e profesionit, 35 vjet më parë, në fshatin malor Ura e Shtrenjtë.
Për kohën kur nisi profesionin, më shumë se 3 dekada më pare, starti nuk ka qenë aspak i lehtë për mësuesen e re.
Sot, me të drejtë, mësuese Nailja ndjehet krenare për nxënësit e saj, të cilët tashmë kontribuojnë Brenda e jashtë vendit.
Ka qenë mësuese në dy sisteme të ndryshme, dhe sigurisht, mësuese Nailja ka një mesazh të qartë…
7 Marsi është shumë pak për të vlerësuar këta misionarë të dijes. Megjithatë, urimi gëzuar 7 marsin është sot më tingëllues se në çdo ditë tjetër.