36 vite në shtyllë/ Elektriçisti që nuk u ndal as nga plumbat e 97-ës në mirëmbajtjen e rrjetit
Një lajmërim në dispiceri se një nga shtyllat elektrike ka pësuar defekt, ka bërë që Pashko Vyzaj menjeherë ti drejtohet terrenit. Aspak e thjeshtë për të, por 36 vite punë mbi supe i japin atij sigurinë e nevojshme. Teksa kujton të shkuarën, Pashko është e pa mundur të mos ndjejë trishtim për vitet më të vështira. Vitet 97-kur plumbat nuk dihej se nga vinin, Pashko nuk e ndali mirëmbajtjen ndaj avarive. Me kalimin e viteve mjetet dhe kushtet e punës janë përmirësuar, por terreni mbetet i njëjtë në egërsinë e tij ku shpesh herë edhe nga pakujdesia jetën dhe vdekjen e ndan një moment…Gatishmëria e do që Pashko të jetë në punë me sistem 24 orë. Duke u privuar edhe nga festimet familjare. Për këtë Pashko ka nje ndjesë ndaj përsonave të zemrës ata që e toleruan dhe mbështetën kaq shumë. Duhet të ndjesh zanatin, ta përqafosh atë dhe të marrësh bekimet e njerëzve për rikthimin e dritës, kjo është porosia që i moshuari jep ndaj të rinjve që duan të bëhen pjesë e sistemit elektrik…