Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase 29 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, pasi ka kallëzuar ish- bashkëshorti i saj, 37 vjeç, se ish-bashkëshortja është larguar me dy fëmijët e saj të mitur, pa dijeninë e tij dhe nuk mund të kontaktojnë me fëmijët e tij.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan një 41- vjeçar, banues në fshatin Mali i Jushit, person me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”.
Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim një 17-vjeçar, se është kanosur për motive të dobëta nga 41- vjeçari.
Ndërsa nisi procedimi penal edhe ndaj një 79- vjeçari, banues në fshatin Bugjon, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave”, sepse dyshohet se ky shtetas ka aplikuar për dokument biometric, por me datëlindje dhe Nr.personal (të ndryshuar).
Procedim penal ka nisur edhe ndaj një 38- vjeçareje, banuese në Shkodër, për veprat penale, “Ushtrim pa liçensë i veprimtarisë bankare’’ dhe “Punësim i paligjshëm”, sepse në subjektin e këmbimit valutor “Exchange”, në lagjen “Vasil Shanto” që administrohej prej saj, është konstatuar nga shërbimet e policisë se ushtronte aktivitet e paliçensuar nga Banka e Shqipërisë si dhe kishte punësuar punonjës të paregjistruar në organet tatimore.
Materialet për rastet e mësipërme procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.