“3D”/ Kikia: Berisha nuk mbledh dot njerëz për protesta. Qytetarët janë të lodhur

Në një kohë kur situata politike në vend mbetet e tensionuar, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për protesta, e madje deri në mosbindje civile.

Në studion e emisionit “3D” në RTSH, analisti dhe gazetari Mentor Kikia tha se protestat nuk janë më një opsion në politikë dhe se duhet një qasje e re. Sipas tij, opozita nuk mbledh dot më qytetarë në protesta, teksa shtoi se ka rënë besimi te politika.

Opozitës nuk i shkojnë njerëz përveç atij grupit që janë mbështetësit besnikë sepse qytetarët janë lodhur, sepse kanë mbetur pak qytetarë të denjë për të dalë në protestë sepse në protestë dalin të rinjtë, energjikët. Besimi i qytetarëve te politika, në daç maxhorancë në daç opozitë ka rënë në atë shkallë sa është sakrificë e madhe të harxhosh qoftë edhe kohën të shkosh në një tubim proteste. I kemi parë se si në mënyrë sistematike tubimet ishin ‘sot do rrëzojmë qeverinë, nesër do rrëzojmë qeverinë’, vinin bënin ekskursion edhe iknin”, tha Kikia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Media britanike “Express”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane për pushime

Ekspertët e udhëtimit këmbëngulin që të vizitoni këtë vend të bukur me ujëra të kristalta,…

1 hour ago

Horoskopi për ditën e sotme, 1 prill 2025

DashiNë punë, mos u shqetësoni nga kritikat e padrejta; një analizë e qetë e projekteve…

2 hours ago

Parashikimi i motit, e martë, 1 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…

2 hours ago

“Giro d’Italia 2025”/ Zyrtarizohen 23 skuadrat pjesëmarrëse

Ditën e sotme në Itali janë zyrtarizuar 23 skuadrat pjesëmarrëse në “Giro d’Italia 2025”. Siç…

2 hours ago

Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht…

2 hours ago

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…

20 hours ago