4.5 milionë turistë në gjashtëmujorin e parë, Kumbaro: Kemi hyrë në periudhën e pikut, koordinim i strukturave për mbarëvajtjen e suksesshme të sezonit

4.5 milionë turistë të huaj hynë në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 ose 34% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Muaji qershor solli 1.2 milionë flukse hyrëse në vendin tonë ose 19,1% më shumë se qershori i vitit që shkoi.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se kemi hyrë në periudhën e pikut të flukseve dhe të gjitha strukturat e shtetit që marrin pjesë në mbarëvajtjen e sezonit turistik veror vazhdojnë koordinim, së bashku me operatorët turistikë për prezantimin sa më dinjitoz të ofertës shqiptare.

Kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë bashkë me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror”, shkruan ministrja e Turizmit dhe Mjeidsit, Mirela Kumbaro në rrjetet sociale.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit mbështet 7 bashki bregdetare me operatorë shtesë pastrimi për menaxhimin e mbetjeve urbane gjatë muajve të pikut të sezonit, operacion që ka nisur që prej 15 qershorit, ndërkohë që 34 qendra shëndetësore në të gjithë vendin janë në shërbim të pushuesve.

Policia Kufitare përmes një flote të dedikuar do të ushtrojë kontrolle mbi të gjithë operatorët detarë që kryejnë aktivitete turizmi, ndërkohë aksi i ri Thumanë-Kashar i hapur që prej 30 qershorit dhe tuneli i Llogarasë i askesueshëm që prej 5 korrikut, do të lehtësojnë aksesin drejt destinacioneve turistike të vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.