4 instruktorë nga Kolegji Cornell i Iowa-s goditen me thikë
Katër instruktorë nga një kolegj i Ioua-s janë goditur me thikë në një park në Kinën verilindore.
Instruktorët nga Kolegji Cornell në Mount Vernon, Ioëa, ishin në një park publik, teksa do vizitonin universitetin e tyre partner, kur u plagosën me thikë.
Nuk ka ende asnjë informacion mbi autorin dhe as për shkakun e ngjarjes. Lajmi u bë me dije nga presidenti i shkollës Jonathan Brand, ndërsa e cilësoi ngjarjen, si incident tepër të rëndë.
“Ne kemi qenë në kontakt me të katër instruktorët dhe po i ndihmojmë ata gjatë kësaj kohe,” tha Brand.
Departamenti Amerikan i Shtetit është në dijeni të raporteve për një incident me thikë në Kinë dhe po monitoron situatën.
Kolegji Cornell është një shkollë private katërvjeçare ku regjistrimi për vitin akademik 2022-2023 ishte 1074 studentë.
Diplomat kryesore në shkollë ishin biokimia, kinesiologjia, inxhinieria, shkenca kompjuterike dhe politika. Kalendari akademik i kolegjit është i ndarë në blloqe 18-ditore ku studentët marrin një kurs në të njëjtën kohë.