Lajme

40 emigrantë të parregullt nga Italia mbërrijnë nesër në kampin e Gjadrit

Dy anije me emigrantë pritet të mbërrijnë në Portin e Shëngjinit ditën e nesërme, si pjesë e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve. Anija e parë pritet të mbërrijë në orën 15:00 me 15 emigrantë, ndërsa e dyta do të arrijë rreth orës 19:00 me 25 emigrantë. Të gjithë ata do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër, ku do të qëndrojnë për një periudhë që mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Emigrantët që do të vijnë nuk do të jenë më ato të shpëtuar në det, por emigrantët e parregullt në Itali ndaj të cilëve është vendosur dënimit dhe riatdhesimi në vendin e tyre të origjinës. Fillimisht, qendrat e financuara nga Italia në Shqipëri ishin krijuar për të kryer procedura të përpunimit dhe dëbimit të shpejtë për emigrantët meshkuj të rritur nga të ashtuquajturat “vende të sigurta”, të cilët ishin shpëtuar në det. Megjithatë, vendimet e gjykatave deri më tani kanë bllokuar zbatimin e plotë të këtij modeli, duke penguar funksionimin e qendrave. Kjo ka bërë që më 28 mars qeveria italiane të miratojë dekretin, ku kampi i Gjadrit të funksionojë si një qendër paraburgimi për emigrantët që janë të parregullt në Itali.

Ky fluks i emigrantëve pritet të rritet dhe pas kësaj periudhe, emigrantët do të transportohen përmes linjave ajrore. Ky proces synon të menaxhojë më mirë emigracionin dhe të lehtësojë procedurat për riatdhesimin e atyre që nuk kanë dokumentacion të rregullt.

Marrëveshja Shqipëri-Itali përfshin emigrantët pa dokumente të rregullta që janë shpërndarë në qendrat e paraburgimit në Itali. Këta emigrantë, të cilët kanë marrë një urdhër kthimi, do të transferohen në Shqipëri si pjesë e përpjekjes për të anashkaluar pengesat ligjore dhe për të përshpejtuar procedurat e riatdhesimit.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka theksuar se politikat e reja kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se qendrat në Shqipëri janë një model efektiv menaxhimi.

Blerti Delija

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

12 hours ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

12 hours ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

12 hours ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

16 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

16 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

16 hours ago