“40 vite histori dhe krenari”, Zhabjaku: Shkolla vijon të ruajë traditën e sukseseve

“Ndre Mjeda” 40 vite histori dhe krenari, është libri i cili u promovua në ambjentet e bibliotekës ‘Marin Barleti” në Shkodër. Libri vjen pas një periudhe 6 mujore kërkimesh mbi historikun dhe aktivitetet që shkolla ofron
Nevila Zhabjaku drejton këtë institucion shkollor prej 1 dekade. Ajo tregon se shkolla vijon të ruajë sukseset, ndonëse për shkak të ndryshimeve demografike është prekur nga ulja e numrit të nxënësve.
Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër vitin e ardhshëm feston 4o vite nga çelja e saj. Në këtë përvjetor pritet që nxënësit të marrin dije në një godinë totalisht të rikonstruktuar.