400 objekte dhe ikona kulturore i nënshtrohen procesit të digjitalizimit
400 objekte dhe ikona të vlerësuara si pasuri kulturore i nënshtrohen digjitalizimit. Ikonat gjenden në muzetë dhe sitet arkeologjike, të cilat do i nënshtrohen restaurimit dhe procesit të digjitalizimit.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka njoftuar nisjen e procesit, ku objektet e para kulturore ndodhen tashmë në laborator.
“Nis puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të sekuestruara të vlerësuara si pasuri kulturore në laboratorin që shërben për digjitalizimin e objekteve që do t’i nënshtrohen restaurimit, e që sot gjenden në muze dhe site arkeologjike”, shkruan Rama në facebook.