41 vite “ i dashuruar” me biçikletën, 54- vjeçari: Në moshën 13-vjeçare bleva biçikletën e parë me kursimet e punës
Në Shkodër nuk ka kuptim nëse nuk e ke një biçikletë. Nuk janë të paktë njerëzit të cilët e kanë lidhur fort jetën e tyre me këtë mjet. Sokol Gjoni është 54-vjeç. Biçikletën thotë se e mësoi kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa të parën e bleu në moshën 13- vjeçare me kursimet tre mujore të punës.
Sokoli ka marrë pjesë në shumë kompeticione të organizuara, ku është nderuar me çertifikatë mirënjohje si një ndër pedaluesit me të mirë me biçikletë. Itenerari më i gjatë që ka bërë është ai Shkodër-Budva dhe Shkodër-Theth.
Shumë nga biçikletat që ka në punishten e tij janë më se 40- vjeçare. Shkodra, i kushton çdo vit ditë festive këtij mjeti që vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite nga shumica e qytetarëve.