Lajme

42 mijë zgjedhësve nga diaspora iu refuzohet aplikimi, Celibashi kërkon shtyrjen e afatit të regjistrimit

Ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë afat për regjistrimin e diasporës në Platformën Elektronike të Regjistrit për zgjedhjet e 11 majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve mbi mundësinë e shtyrjes së këtij afati, si kërkesë kjo e përsëritur edhe nga demokratët, deklaroi se data 9 mars mund të ishte afati i fundit, pasi duhet shpallur lista paraprake.

Celibashi shtoi se shtyrja e afatit të regjistrimit për diasporën me disa ditë, nuk do të bënte diferencë, duke argumentuar se procesi ka nisur që më 11 janar dhe koha për regjistrim ka qenë e mjaftueshme.

Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9.  Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe.

Për pjesën tjetër 3 ditë mund të shërbenin për dikë, do duhet ta pranojmë që kemi filluar më 11 janar dhe ka qenë kohë e mjaftueshme për të pasur mundësi aplikim. Nuk besoj se do zgjidhet problemi për 3 ditë.

Ne do shohim trendin e aplikimeve sot. Deri më sot ka qenë i tillë që numri më i lartë i kërkesave ka qenë të shtunë të dielë, të hënë të martë të mërkurë bie në mënyrë drastike. Nëse do ketë sot sa kishte dje, ja vlen ta konsiderojmë. Për këta 42 mijë, vlente të shtyhej ky afat për opinionin tim”, u shpreh Celibashi, teksa theksoi se 9 marsi është dita kur duhet të fillojë të përgatitet lista paraprake e zgjedhësve.

Blerti Delija

Recent Posts

Imam Sytari: Gjeni shpresë në agjërim – Myftiu i Shkodrës mesazhin e parë për Ramazan e ka për të rinjtë

Muaji i Ramazanit, përveç agjërimit, përkushtimit ndaj Zotit, është edhe një periudhë mesazhesh të vlefshme.…

3 minutes ago

Duetet më të paharrueshme muzikore të të gjitha kohërave

Disa nga këngët më të paharrueshme dhe të dashura të muzikës kanë lindur nga bashkëpunimi…

23 minutes ago

Dita Botërore e kafshëve të egra, ndërgjegjësimi për mbrojtjen e specieve të rrezikuara

Më 3 Mars, shënohet Dita Botërore e Kafshëve të Egra, një ngjarje që ka për…

25 minutes ago

Berisha në SPAK: Prokuroria politike merr fund më 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të…

29 minutes ago

Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna të mbrohen nga UNESCO, projekt i organizatave mjedisore në Shqipëri, Mal të Zi

Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna synohet të jenë pjesë listës së trashëgimisë natyrore botërore…

31 minutes ago

Nga Bay Pass- i i Shëngjinit te projektet me arkitektë të huaj, flet kryebashkiaku Ndreu

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi rëndësinë e turizmit dhe investimeve që janë…

33 minutes ago

This website uses cookies.