434 persona nuk i mbijetuan emigrimit përgjatë Mesdheut Qendror
434 emigrantë nuk i mbijetuan dot rrugës drejt Mesdheut Qendror në tentativën e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë në Europë.
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (ONE) njoftoi se 611 persona të tjerë raportohen të jenë zhdukur që prej fillimit të vitit.
Deri më 24 gusht, 14.138 emigrantë u kapën dhe u kthyen drejt Libisë.
Organizata specifikoi se 12.135 prej individëve ishin burra, 983 gra dhe 484 të mitur. Për 136 persona mungojnë të dhënat e sakta për moshën e gjininë.
Libia është një pikë e rëndësishme tranziti për dhjetëra mijëra emigrantë, të cilët mbërrijnë në Europë përmes brigjeve italiane, rreth 300 km më larg.
Sipas ONE-së, rruga nga Mesdheu Qendror (shtegu nga Algjeria, Egjipti, Libia dhe Tunizia drejt Italisë apo Maltës) është më e rrezikshme e vdekjeprurëse për emigrantët në botë. /AJ