44 vite në zanatin e bletërritësit, 60-vjeçari nga Bukmira e Mirditës që jeton me bletët
Është 60-vjeç dhe puna e tij e përditshme është kujdesi ndaj bletëve. Frrok Prenga nga Bukmira e Mirditës nisi të merret që në moshën 16-vjeçare me këtë profesion, por pas viteve 90 u angazhua edhe më shumë. Aktualisht ka 120 koshere dhe krahas pasionit, mbarështimi i tyre është kthyer në burim jetese për të. Teksa tregon mbi teknikat e rritjes së bletëve dhe shtegtimin e tyre, Frrok Prenga thotë se ky profesion ka mund dhe sakrifice.
Prodhimi është i kënaqshëm dhe tregu i sigurt, pasi produktet e bletarisë janë gjithnjë të kërkuara, pasi janë mjaft cilësore.
Krahas mbarështimit të bletëve së bletërritësi Prenga merret dhe me bujqësinë. Ai ka ngritur disa hektarë vreshta dhe pemë të tjera, për të cilët kujdeset me të njëjtën dëshirë dhe pasion si dhe për parkun me bletë të tij.