5 operacione antikanabis në 24 orë, Balla: Kontrolle nga ajri dhe toka
Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka ku në 24 orë janë arrestuar 13 persona dhe janë asgjësuar më shumë se 6 000 bimë kanabis, kwshtu deklaroi sot ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Ministri ka bërë publike pamje nga pesë operacionet policore antikanabis të zhvilluara.
“Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka lufta kundër kanabisit Territori i Pastër Pesë operacione në Mirditë, Kurbin, Fier dhe Shkodër, nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP respektive, grupet speciale të Forcës Kombëtare të Sigurisë në bashkëpunim me Prokuroritë respektive, finalizuan operacionet gjatë të cilëve u asgjësuan 6 mijë bimë e fidanë kanabisi dhe u ndaluan/proceduan 13 shtetas”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Më herët Policia e Shtetit njofton se në megaoperacioni policor i koduar “Territor i pastër”. Evidentohen dhe asgjësohen 1967 bimë të dyshuara kanabis.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë kontrollit në territorin e fshatit Bardhaj, evidentuan 1876 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Bardhaj, shtetasin A. F., 39 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Më tej thuhet se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vaut i Dejës, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vasijaj, bashkia Vau i Dejës, evidentuan 91 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.