5 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, problematike situata në qarkun Lezhë dhe Kukës
Zjarret në qarkun e Lezhës dhe të Kukësit vijojnë të jenë problematike, ku flakët përhapen nga era e fortë dhe terreni shkëmbor në zonë duke e bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka.
Aktualisht, po punohet në qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të lartë në një sipërfaqe me pishë dhe shkurre. Terreni është shumë i vështirë dhe në pjesën më të madhe nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Një tjetër vatër zjarri është edhe në Kurbin midis fshatit Mal i Bardhë dhe Skuraj, por pa rrezik përhapje të flakëve.
Qarkun e Kukësit, në fshatin Surroj, vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore që më 20 gusht. Në terren po punonjnë forca të njësisë administrative dhe Shërbimi Pyjor. Nuk ka rrezik për banesa, situata është nënë monitorim.
Edhe në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës, riaktivizim i zjarrit në sipërfaqe me shkurre. Nuk paraqet rrezik për banesa. Situata është nën monitorim.
Në fshatin Sopot të Delvinës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre në majë të malit, por pa asnjë mundësi për ndërhyrje. Nuk paraqet rrezik për banesa. Forcat operacionale po mbajnë në monitorim vatrën e zjarrit.
Në 24 orët e fundit janë shuar 31 vatra zjarri, ku u bë e mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Kavajë, Krujë, Mat, Rogozhinë, Lushnje, Roskovec, Vlorë, Dimal, Skrapar, Himarë, Prrenjas, Vau-Dejës, Shkodër, Dibër dhe Malësi e Madhe.