50 ditë burg italianit/Gjykata e Shkodrës vendos masën e sigurisë për 20-vjeçarin Salvatore di Tella

Shtetasi Italian Salvatore di Tella do të qëndrojë të paktën 50 ditë në burg, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Vendimi është marrë sot në gjykatën e Shkodrës, ndërsa është zhvilluar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 20 vjeçarin e arrestuar.
Gjyqtarja Arta Llazari ka kërkuar grumbullimin e të gjitha provave mjeko-ligjore dhe ekspertizën navale. I akuzuari, i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja, ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qënë aksidentale.
Me datën 18 gusht në plazhin e Velipojës 20 vjeçari nga Napoli, Salvadore Di Tella u përplas me shtetasin tjetër italian Nikola Lorio, teksa drejtonin dy jet ski, rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë në plazhin e Velipojës. I akuzuari Salvatore Di Tella është i vëllai i të fejuarës së Nikola Lorio, 19 vjeçarit italian që humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ku u dërgua në gjendje të rëndë pas aksidentit. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri.
Pak ditë më parë reagoi në mediat Italiane Giusy Di Tella e motra e të arrestuarit. Kjo e fundit, e prekur dyfish pasi humbi njeriun e zemrës dhe tashmë i vëllai po përballet me akuzat.
Ajo ka thënë më tej: “Ne nuk kishim pirë alkool dhe as drogë: unë, i dashuri dhe vëllai im ishim shumë të lidhur bashkë, ishim gjithmonë si vëllezër”. Ajo ka shpjeguar se në Shqipëri kishin ardhur për disa ditë pushimi dhe se shkonin shumë mirë mes tyre. Ajo që ndodhi për Giusy-n ishte thjesht një tragjedi fatkeqe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.